Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka pranuar që të jetë i pranishëm mbrëmjen e djeshme në programin “Opinion”. Teksa thoshte fjalët falënderuese për të pranishmit, Fevziu tha se Basha nuk kishte dashur të shkonte, ndërsa rivalja tjetër që garon për postin e kreut të PD-së, Edith Harxhi, nuk kishte mundur.
Pjesë nga biseda:
Robert Rakipllari: Është e vërtetë që Rama i zhdukur këta kryetarët e paritve pa parti, por ka marrë disa të tjerë që janë faktorë dhe më të rëndësishëm se sa ata të kooperativave
Unë do thoja që procesi në PD, nuk është në ato nota që jemi mësuar ne. Unë i kam parë dhe ata po dëgjojnë. Tani me dikë shkojnë më shumë, me dikë më pak, por nuk është një parti që nuk dëgjon. Basha ma gjasa do të fitojë, po PD-ja a do të fitojë…
Blendi Fevziu: Falenderoj të pranishmit…zoti Basha nuk donte të vinte në studio. Harxhi nuk arriti dot
Robert Rakipllari: Nuk është normale kjo gjë, s’është normale.
Blendi Fevziu: Është pak a shumë me stilin e Ramës
Robert Rakipllari: Jo ai me gazetarët u përball, do i flasë popullit para partisë.
Blendi Fevziu: E vërtetë
Artan Hoxha: Hë se na e sjell Fevziu javës tjetër Bashën.