Një 20-vjeçare nga Vlora është vënë nën hetim nga policia, pasi akuzohet se ka zhvatur para nga një person.
Bëhet me dije se një 25-vjeçar kishte krijuar lidhje me 20-vjeçaren nëpërmjet rrjeteve sociale”Facebook”. Ata kishin një lidhje në distancë, por që djali kishte udhëtuar në Vlorë dhe që ishin takuar.
Vajza nën justifikimin se kishte nënën sëmurë me Covid-19, i kishte marrë djalit 580 euro, brenda pak ditëve.
Djali kishte arritur ta kuptonte mashtrimin dhe kishte shkuar në fshat për të verifikuar, ku edhe ka mësuar se gjithçka ishte një gënjeshtër.
Më pas djali ka bërë dhe denoncimin në polici dhe tani vajza është nën hetim nga policia.