Një palë atlete Nike të vitit 1972 janë shitur për 437 500 dollarë, duke u bërë këpucët më të shtrenjta në histori. Të emërtuara “Moon Shoe” (Këpucët e Hënës), kanë qenë të dizenjuara për vrapuesit në Olimpiadën e vitit 1972. Vetëm 12 prej tyre u prodhuan.
Atletet i bleu një biznesmen kanadez, i cili njihet si blerës i atleteve të rralla. Çmimi fillestar i tyre ishte 160 000 dollarë. Rekordi i mëparshëm i atleteve më të shtrenjta ishte vendosur në vitin 2017, kur një palë atlete Converse të përdorura nga Michael Jordan në finalen e basketbollit të Olimpiadës 1984, u blenë për 190 373 dollarë.