Një javë pasi humbi bashkëshortin, gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë edhe pedagogia Vjollca Karapici. Lajmin për humbjen e saj e dha vajza përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook. Në lidhje me këtë humbje erdhi edhe reagimi edhe Universiteti i Tiranës, në të cilin ajo jepte mësim që prej 45 vitesh. Prof. Dr Vjollca Karapici ishte pedagoge që prej vitit 1977 në Departamentin e Kontabilitetit.
Profesoreshë Vjollca ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushën e Kontabilitetit dhe Auditimit ku ka mbajtur poste të rëndësishme.
Një javë më parë, familja humbi edhe bashkeshortin, Dr. Fatmir Karapici.
Njoftimi i Universitetit të Tiranës
Me keqardhje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te Prof. Dr Vjollca Karapici.
Prof. Vjollca gjithe jeten e saj e ka te lidhur me Universitetin e Tiranes ku prej 45 vitesh ka dhene kontributin e saj. Qe prej vitit 1977 ajo ka qene pedagoge ne departamentin e Kontabilitetit, ne Fakultetin e Ekonomise, UT. Ne 1996 ajo mori graden shkencore Dr dhe prej 2011 mbante titullin “Profesor Doktor”.
Prof. Vjollca ka luajtur nje rol te rendesishem ne fushen e Kontabilitetit dhe Auditimit ku ka mbajtur poste te rendesishme.
Ajo ishte kryetare dhe anetare e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit te Certifikimit te Audituesve te Brendshem, Zv. Presidente e Shoqates se Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise, Anëtare e Komitetit Kombetar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar ne Ministrine e Finances, Antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi, Antare e bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Audituesve te Brendshem). Ajo ka qene autore e shume teksteve universitare dhe profesionale.
Te gjithe koleget, miqte dhe studentet qe kane patur fatin dhe privilegjin ta njihnin nga afer deshmojne per profesionalizmin, integritetin, energjine, dashamiresine dhe pozitivitetin qe ajo transmetonte.
Do te na mungosh shume Zysh Vjollca!
Mirenjohje pafund dhe falenderime per punen e palodhur dhe kontributin 45vjecar ne Universitetin e Tiranes!
Ngushellime femijeve, familjareve, miqve dhe kolegeve.
Rektori
Artan Hoxha