Një ngjarje fatale është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një vajzë re është gjetur e pajetë në banesë nga familjarët.
E reja me inicialet T.V, mësohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvaruar. Ende nuk dihen detaje të tjera dhe shkaku pse e reja ka bërë këtë akt.
“Më datë 21.08.2022, në rrugën “Panorama”, në banesë është gjetur nga familjarët e pajetë, e vetëvarur, shtetasja T. V., 20 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.