Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Elbasanit, shoqëruar me reshje dëbore dhe erë të fortë. Për shkak të temperaturave nën zero, ka pasur prani të madhe të akullit në rrugë. Prefektura bën me dije se gjatë natës është ndërhyrë ne 2 raste urgjente ku rrezikohej jeta e shtetasve.
Në fshatin Xibrake te Njësisë Administrative Labinot Fushe një autoambulancë, që ishte njoftuar për një rast urgjence, ka mbetur e bllokuar. Është dashur ndërhyrja nga ana e punonjësve të bashkisë që të bëhej e mundur transportimi i të sëmurit drejt spitalit. Ndërkohë në fshatin Gjyrale të Njësisë Administrive Gostimë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike u mundësua nga ana e bashkisë Cërrik dërgimi i një gjeneratori për një të sëmurë me Covid-19, i cili përdorte aparaturë oksigjeni.
Në aksin rrugor nacional Elbasan-Rrogozhinë (në Balldren), Elbasan-Belsh (ne Shales), Elbasan-Gramsh (ne Banje) mëngjesin e sotëm ka pasur bllokime të pjesshme nga prezenca e madhe e akullit. “U njoftuan firmat kontraktuese per hedhjen e kripes ne keto pika. Ne akset Elbasan-Qafe Thane e Elbasan-Gjinar trashesia e debores ka arritur mbi 20 cm trashesi por tashme kjo eshte nen ndikimin e temperaturave te uleta gje qe ka krijuar ngrica.
Ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve nje pjese e aksit eshte e bllokuar ne segmentin Fushe Studen-Klenje ku kemi nje prezence debore deri 70 cm trashesi. Po punohet per hapjen e rruges nga firma kontraktuese. Ne bashkine Elbasan kemi bllokim te akseve Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Funare ku ne terren po punohet per hapjen e tyre. Gjithashtu po punohet edhe ne rruget e brendshme te bashkisë me hedhjen e kripes per lehtesimin e qarkullimit te mjeteve.
Ne furnizimin me energji elektrike kemi probleme ne Nj.A Gjergjan, Shales, Shushice, Tregan, Funar të bashkisë Elbasan, ne Nj.A Oorenje, Hotolisht, te bashkise Librazhd ne Nj.A Mollas te bashkise Cerrik dhe Nj.A Grekan bashkia Belsh. Po punohet nga grupet e OSHE per riparimin e defekteve”, thuhet në njoftimin e Prefekturës.