Shumica e futbollistëve cilësorë në Shqipëri ndodhen aktualisht nën kontratë me ekipet e tyre, çka e bën të vështirë dhe të kushtueshme afrimin e tyre.
Drejtuesit e Elbasanit janë në kërkim të përforcimeve të domosdoshme për të plotësuar disa reparte të dobëta, por merkatoja vendase nuk po ofron zgjidhjet e duhura.
Deri më tani janë përfolur disa emra lojtarësh si përforcime të mundshme, por të gjitha kanë mbetur në vazhdën e zërave dhe për më tepër që bëhet fjalë për lojtarë nën kontratë me ekipet e tyre. Lojtarët vendës janë të parët që preferohen, por duhet parë se sa do të jetë mundësia për t’i afruar.
PANORAMASPORT.AL