Arditi është një nga konkurrentët që ka nxitur shumë debate brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” kjo si pasojë e batutave dhe ndërhyrjeve të tij që shpeshherë ka ofenduar edhe disa prej banorëve. Po ashtu ai është komentuar shumë edhe për raportin me Beniadën.
Që në ditët e para ai u shpreh se ajo është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë dhe e la të hapur mundësinë e një romance. Sakaq, gjatë një loje të organizuar pak ditë më parë ku ata ishin nusja dhe dhëndri në një dasmë të improvizuar brenda shtëpisë, u puthën në buzë. Hyrja e 3 banoreve të reja ka nxjerrë në pah edhe xhelozinë e Beniadës. Konkretisht po flasim për Beatrix Ramosaj.
Teksa ndodhej në dhomën e grimit duke u rregulluar, Arditi iu afrua ta puthte por Beniada nuk e lejoi. “Ik te Brixi, ik te Brixi… një, dy ngele duke shikuar Brixin. Mjaft tanu mos u tall! Ik se do të fus një grusht turinjve. Se sa erdhi ajo gjallërove. E kape, e puthe. Ik tani!”- i tha ajo. Arditi nga ana tjetër e kaloi me të qeshura situatën.