Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, ministri i Financave Petrit Malaj renditi shpenzimet që do të bëhen vitin e ardhshëm për shëndetësinë, bujqësinë, infrastrukturën, mbrojtjen dhe infrastrukurën.
Sipas tij fokusi do të jetë në disa vepra infrastrukturore madhore si autostrada Elbasan-Lekaj dhe hekurudha Vorë-Hani i Hotit.
Malaj po ashtu sqaroi se hartimi i plotë i Paketës Fiskale ka përfunduar, ndërsa pritet të paraqitet së shpejti për diskutim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.
Kjo Paketë parashikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite për bizneset, por jo vetëm.
“Shpenzimet e sektorit të shëndetësisë. 400 mijë pacientë me trajtimin e rimbursimit të barnave. Rikonstruksioni i një sërë spitalesh rajonale.
Projektbuxheti 2026 garanton mbrojtje sociale për shtresat në nevojë. 16.3 miliardë lekë bujqësisë, 1.3 miliardë lekë më shumë në krahasim me 2025.
Skema Kombëtare e Fermerëve dhe Subvencionimit të Naftës është shpenzimi kryesor në buxhet për fermerët, gjithashtu edhe Paketa Fiskale me 1.5 miliardë lekë për kompensimin e TVSH. Në sigurinë ushqimore, forcim i kontrolleve.
Financimin e rrugës Elbasan Lekaj, ndërtimi i rrugës Vaqarr-Kashar, zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, Tiranë-Rinas etj. 11.8 miliardë lekë për të gjitha këto. 5 miliardë lekë për Fondin e Rindërtimit.
Mbrojtja, 58.9 mld lekë, rreth 10.2 mld lekë më shumë se për vitin 2025. 69.3 mld lekë deri në 2028, deri në 3.8% të PBB deri në 2030. Shpenzimet e buxhetit vendor, 97.7 miliardë lekë. Projektbuxheti garanton rritjen e mirëqenies sociale”, tha Malaj.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.