Nga puthja e parë deri tek propozimi për martesë nga Besniku, Jonida Vokshi rrëfen për herë të parë të pathënat e jetës private

Moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë  në muajin qershor të vitit të shkuar . Vokshi solli në jetë një vajzë, të cilën çifti vendosi ta pagëzojë me emrin  Emi. Që prej atij momenti nuk kanë munguar pamjet e ëmbla ku moderatorja ka dalë shëtitje me vajzën apo momentet pranë të voglës së familjes.

Teksa muajt kalojnë dhe vogëlushje rritet, Jonida ka vendosur të tregojë disa detaje për lidhjen e saj me bashkëshortin, të cilat nuk i kishte ndarë më parë publikisht. Jonida tregoi se puthja e parë e tyre ka ardhur në 4 prill 2015, 2 muaj pas takimit të tyre të parë, ndërkohë që nuk nguroi të rrëfente dhe momentin e veçantë kur Besniku i ka propozuar për martesë.

“Isha në Prishtinë dhe atëherë ndenja pak më gjatë, edhe më thotë Besniku unë kam një takim do dal pak dhe me thotë po deshë dil dhe të. Mirëpo shkojmë të dy në të njëjtën qendër tregtare, ky kishte porositur unazën dhe thjesht donte ta merrte dhe kishte frikë mos unë kaloja para tij. E merr dhe e mbante në xhep, por nuk kishte menduar asgjë nga këto skenat romantike me trëndafila apo gjëra të tilla. Në drekë ne po diskutonim për një film që do bënte një miku ynë dhe Besniku më thotë: ‘Personazhet kryesore në film do jenë një burrë dhe një grua. E bëjmë ne një kinoprovë bashkë dhe ja nisim atij që ta ketë sa për provë, që të fitojmë rolin’. Dhe merr celularin e vendos tek salloni. Mua më thotë dëgjo ti do lexosh një letër, që ajo dukej qartë që ishte për mua, por unë nuk e kuptoja, sepse isha e përfshirë tek roli profesionalisht. Dhe unë kthehem me kurriz lexoj letrën që thoshte do të dua gjithë jetën e të tilla gjëra dhe pasi kthehem shoh Bensikun të ulur në gjunjë me unazën në dorë. Nuk e prisja fare, u emocionva dhe vetëm i thashë po”, u shpreh moderatorja e ftuar në ‘Prive’. /Descript.al/