Nga mësuese në Elbasan, pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi

Majlinda Leka është shqiptarja që po korr sukses në vendin fqinj Greqinë. Ajo është drejtoresh në Ministrinë e Shëndetësisë së Greqisë në Athinë dhe ka në dorë farmacitë greke.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Leka ka treguar se në Greqi iku krejt rastësisht për pushime verore, më pas vendosi të jetonte atje. Ajo zbuloi se në Elbasan punonte mësuese matematike dhe vinte nga një familje me origjinë nga Dropulli.

“Unë kam lindur nga Elbasani, por prindërit e mi kanë qenë me origjinë nga Dropulli.

Institutin e Lartë ‘Aleksandër Xhuvani’. Unë kam qenë një fëmijë i lumtur i asaj kohe dhe nuk më ka munguar asgjë. Të gjithë habiten kur u them. Kam punuar mësuese në Kajan të Belshit, aty e kam filluar. Ishte gjë e bukur sepse autobusi na priste çdo mëngjes se ishim një grup të rinjsh, farmacistë, mjekë dhe mësues. Aty njoha dhe bashkëshortin tim mësues.

Ne erdhëm për pushimet verore te kushërinjt dhe dëshira e bashkëshortit ka qenë të rrimë këtu. Pasi në fillim ai ndryshimi është shumë i mirë, sidomos kur ke dhe njerëz që të presin këtu. Unë e dija greqishten sepse e kam mësuar që e vogël, pasi prindërit flisnin greqisht në shtëpi”, tregoi ndër të tjera Leka.