Mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Sabiani. Ai ka rrëfyer eksperiencën e tij në Big Brother VIP, marrëdhënien e ngushtë me Ilirin si dhe paksa për jetën e tij personale.
Sabiani ka treguar se kalon shumë kohë me fëmijët e tij, por është mërzitur paksa për djalin sepse nuk i fliste në momentin që doli nga shtëpia. Më tej ai është pyetur nga moderatoret për marrëdhëniet me nënat e fëmijëve të tij, ku ka treguar se ka një raport të shkëlqyer dhe i vlerëson për faktin se nëse s’do të ishin ato s’do të kishte Kejsin dhe Enesin.
“Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën, jane mbretershat e femijeve te mi. ”- është shprehur Sabiani duke folur me superlativa për to e duke nënkuptuar se ruan një marrëdhënie të mirë edhe me ish bashkëshorten e tij, nënën e Kejsit.
Këngëtari është pyetur nëse ka patur kontakt me Trixën pas daljes së saj nga shtëpia, duke qenë se u përfol në media se ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.
Ai ka treguar se janë takuar natën e spektaklit dhe më pas ka folur me Antigonën e cila i ka treguar se Trixa është mirë dhe në gjendje të stabilizuar por normalisht i duhet pak kohë të marrë veten nga ndryshimi.
Gjithashtu ai ka treguar se e ka patur Trixën si vajzën e tij brenda shtëpisë dhe jo vetëm.