Se se kisha n’mend ta komentoj por me dolën nja dy reels të tij, një te Arbana Osmani dhe një te Panairi.
Ky shkrimtar intelektual (hall i madh), thoshte se ka të rinj 22 vjeç të cilët janë më besimtarë se prindërit apo gjyshërit para 60 vjetësh. Nuk e shqetëson ketë, përderisa ata janë modernë. A e kupton ky, nuk e kupton se injorant hesapi, se moderniteti nuk është motivi suprem i njeriut dhe ska pse të jetë motiv i epërm. Moderniteti nuk është Zoti. Moderniteti lindi para nja 200 vjetësh. Ka mendimtarë europianë të cilët janë antimodernistë. Evola mos gaboj shkruante se ëndërron ta kthejë Italinë te epoka e artë romake, me kuaj, natyrë e aristokraci. Në vitet 1930 kjo, midis modernitetit. Evola ska qenë me Hamasin as me Al Kaeden.
Gjithashtu, shton tipi në fjalë, feja zë rrënjë tek ata që kanë vakum identiteti, ose vjen nga varfëria. Unë jam më fetar se baba im apo xhaxhi im. Xhaxhi psh e ka shtëpinë afër xhamisë në qendër, e ska shkuar kurrë. Janë brez komunizmi. Unë kam shkuar gati çdo Bajram. As kam shkuar prej varfërisë, as prej ndonjë vakumi. Kam shkuar se ka Zot. Si respekt për Atë që e ka krijuar ketë botë e ketë njerëzim. Se quaj veten aq arrogant saqë të mos nderoj Atë që e ka krijuar ketë gjithësi në mënyrën më të mrekullueshme siç funksionon. Nuk është çështje varfërie por kthim në normalitet. Këta janë rritur në vendin e vetëm në botë zyrtarisht ateist siç ka qenë Shqipëria komuniste dhe ajo lloj Shqipërie ka qenë normalja për ta. Kthimi në normalitet njerëzor me fe, Zot, familje, iu duket habi.
Më e bukura krejt, shkrimtari intelektual që këtu reklamohet shumë, deklaron se feja muslimane erdhi nga një pellg kulturor krejt tjetër, shumë larg, jashtë Europës, dmth krejt i huaj. Dhe i zuri vendin fesë vendase. Duhet të jemi besnikë të së vërtetës; edhe feja muslimane edhe feja e krishterë prej të njejtit atdhe kulturor vijnë, prej Lindjes së Mesme. Nuk vijnë as nga Berlini as nga Amsterdami as nga Londra. Krishti ka folur gjuhën aramaike dhe ka qenë prej Betlehemi. Arabë e hebrenj janë beni Israilë e beni Ismailë, prej dy vëllezërve, prej të njejtit patriark.
Këta janë produkte agjenturore. Seksioni i kulturës nëpër agjentura ta shkatërron një vend të huaj duke ua nxjerrë njerëzve prej qejfit Atdheun e tyre, përmes degradimit të “elitave”. Njerëzit shohin tipa si ky që promovohen si elita dhe humbin respektin për shoqërinë ku jetojnë. Marrim rastin e Greqisë, janë gati 100% të krishterë, nuk lejojnë askënd të dalë gjithë ditën e të deklarojë se feja e krishterë erdhi nga një truall i huaj dhe i zuri vendin “Greqisë së Lashtë” parakristiane, Greqisë së filozofisë etj. Ka grupe komuniste anti-fe sa të duash. Por përgjithësisht e zyrtarisht nuk e bëjnë, mbajnë krishtërimin e ardhur nga Betlehemi. Dhe mirë bëjnë, mbajnë të natyrshmen që iu pëlqen.
Shqipëria është një vend ku tipa si ky me lehtësinë më të papërgjegjshme, dalin dhe duan t’i shpallin 60%-shit të njerëzve fenë e tyre si mish të huaj, duke iu thënë turp, e këtej-andej. Edhe duke gënjyer e manipuluar, si në rastin kur thonë erdhi një kulturë e huaj. Po këtu e kudo të gjitha kultura të importuara janë. Edhe liberalizmi, komunizmi, fashizmi, demokracia, mall importi janë, prej trojeve të huaja vijnë, pse i predikoni? I bie të kthehen anglezët, gjermanët e italianët apo amerikanët tek paganizmi apo politeizmi i tyre parakristian sepse krishtërimi erdhi nga Lindja e Mesme? Jo. Respektohet popullsia. Respektohet vendi. Respektohen bindjet dhe përkatësitë.
Hipokrizia e tipave si ky është se janë mbrojtës të disa platformave ultra-liberale si fjalavjen të disa ideve të tjera të cilat vijnë prej “trojesh të huaja” apo “laboratoreve” të huaja, ndërkohë tek feja kapen dhe e shpallin të huaj. Hipni në pemë prapë, futuni në shpellë prapë, mos pranoni asgjë nga kulturat e tjera, nisni proces akulturimi, izolimi.
Mirëpo nuk e kanë këtu hallin. E kanë hallin të fyejnë dhe të përdoren si kavie për disa “operacione kulturore” dhe ua ha mendja se janë aq të zgjuar saqë të mos kuptohen. Do thoni ju pse shkruajte kaq gjatë për ketë tip? Se kam hiç me ketë tip. Thjesht e përdora si rast që përmes pislliqeve që ky thotë të sqaroj dy-tri gjëra të tjera.
Indrit VOKSHI
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.