Kristjan Asllani padiksutim është lider i Kombëtares. Por jo vetëm kaq, pasi mesfushori është një lojtar i rëndësishëm edhe te Interit.
Pas paraqitjeve fantastike në Euro 2024 me kuqezinjtë, Asllani u nderua me çmimin “Shqiponja e Artë” nga komuna e Butit në Itali. Vend ku është rritur 22-vjeçari dhe ku hodhi hapat e parë në karrierën e tij.
Një pritje fantastike iu bë shqiptarit, i cili ka treguar në një intervistë për mediat italiane emocionet e tij. Ndër të tjera ka theksuar se gjithmonë do të vazhdojë ta thotë me krenari vendin ku hodhi hapat e parë.
“Ishte realisht shumë emocionuese të shënoja gol përpara 75 mijë tifozëve dhe mbi të gjitha në një ndeshje që po rezultonte e vështirë dhe e bllokuar për skuadrën time. Të dëgjoja brohorimën dhe ulërimën e tifozëve për mbiemrin tim ishte diçka fantastike që nuk do ta harroj gjithë jetën. Imagjinoni se çfarë ndjesie është kur shënon gol edhe për skuadrën e zemrës. Për mua ishte një ndjejë dyfish. Dua të falënderoj kryebashkiaken që më nderoi me këtë çmim. Unë gjithmonë do ta them me krenari që këtu kam hedhur hapat e parë. Jam shumë i lumtur për të gjithën këtë.
Pritja në Buti? Më pritën shumë mirë realisht. Nuk e prisja që të kishte kaq shumë njerëz për mua. Por unë vij shpesh kur kam pak kohë të lirë. E bëra kur mbaroi Europiani. Pastaj kalova 1 javë pushime me miqtë e mi. Ndihem mirë në Buti sepse jam rritur në këtë ambient.
Sekreti i formës tuaj? Unë them gjithmonë se puna është ajo që të nderon herët a vonë. E rëndësishme është që të mbash të njëjtin mentalitet për të qenë i përulur dhe i respektueshëm me personat e tjerë. Vetëm këto gjëra që ndihmojnë që të bësh rrugë të gjatë në karrierë dhe në jetë”, ka theksuar Asllani.