Një situatë e frikshme familjare ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Vrapçisht, të Maqedonisë së Veriut. Një nënë e disa fëmijëve humbi jetën nga Covid teksa trupi i saj nuk është gjetur ende. Fëmijët e saj po prisnin arkivolin e të ëmës së ndjerë, kur janë tmerruar pasi e kanë hapur dhe kanë parë se brenda saj ka qenë një burrë i pajetë.
Ata u drejtuan në Klinikën Infektive në Shkup dhe u bë me dije se arkivoli i nënës së tyre është gjetur në morgun e Gostivarit. Viĸtima është verifikuar më pas nga familjarët.