Janë zbardhur detaje të reja për 3 shtetasit e huaj që tentuan të futen me forcë në uzinën e aŗmëve në Gramsh. Gjatë procesit hetimor ka rezultuar se në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit.
Këto materiale i përkasin periudhës së gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë zbërthyer aparatet celulare të 2 rusëve dhe ukrainasit, ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes “Telegramit”.
Kujtojmë se dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, janë aŗrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.
Ndërsa në Poliçan, 4 çekë u kapën nga policia. Dy prej tyre ishin futur brenda tuneleve të fabrikës së aŗmëve. Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.