Në pritje të një vajze, Almeda Abazi zbulon emrin kaq të bukur që do i vendosin

Dy muaj më parë, çifti shumë i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman njoftuan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata publikuan disa foto të ëmbla në rrjete sociale, duke shkruar: “Po vjen bebi numër dy. Mezi po presim të të takojmë!”

Almeda tregoi se nuk e kishin planifikuar bebin e dytë dhe erdhi surprizë. Ndërkohë çifti ishte i ftuar së fundmi në një emision turk ku për herë të parë u shfaqën bashkë me Efehanin.

E pyetur çfarë emri ka menduar për vajzën që do sjellë në jetë, Almeda nuk ngurroi ta zbulonte dhe tha se ka menduar dy tre emra, por i preferuari i saj është: Alina./Xing.al