Polonia ka dërguar një autokolonë me municion në Ukrainë, sipas ministrit të Mbrojtjes të vendit Mariusz Błaszczak, duke e bërë atë dërgesën e parë të pranuar publikisht të ndihmës ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.
“Një kolonë municionesh që po i dhurojmë Ukrainës ka mbërritur tashmë tek fqinjët tanë. Ne qëndrojmë pranë ukrainasve dhe tregojmë solidaritet kundër agresionit rus”, tha ai në një postim në Tëitter. Tëeet-i nuk përshkruante as llojin e municionit që Polonia u dërgoi ukrainasve dhe as sasinë.
Kujtojmë së Presidenti Rus Putin ka deklaruar se ai shtet i cili do të ndërkyjë në konfliktin me Ukrainën do të përballet me pasoja që nuk janë parë ndonjëherë në botë. Tashmë na duhet të shohim nësë Rusia do ta quajë ndihmën e Polonisë, e cila është edhe anëtare e NATO-s si ndërjyrje në konflikt. Nëse kjo do të ndodhte atëherë pritet që Putin të sulmojë Poloninë dhe rrjedhimisht NATO do të vihet në veprim, duke startuar kështu luftën e 3-të botërore.
Nje koment
Pingback: 1composite