Vrαsja e të riut nga Elbasani në Britani, zbulohet identiteti i 29-vjeçarit shqiptar që ra në prαnga. Emri

Policia e South Yorkshire ka konfirmuar së fundmi se për vrαsjen e të riut shqiptar Armend Xhika vitin e kaluar, është akuzuar një person. Djali nga Elbasani, Armend Xhika, 22 vjeç u godit me thikë gjatë një përleshjeje të dhunshme në Earl Marshal Road, në Fir Vale dhe Kirton Road, në Pitsmoor, më 13 maj 2021.
22-vjeçari mbeti i plagosur dhe nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra. Një operacion në zemër të hapur u krye me shpresën për t’i shpëtuar jetën, por ai , duke shkaktuar një hetim për vrasje.
Sot, Mardov Dushku, 29 vjeç, nga Shirecliffe Lane, Sheffield, është akuzuar për vrαsje në lidhje me incidentin.
Kjo akuzë e çon numrin total të akuzave në tre, pas akuzës dhe ndalimit të Luigi Antonacci, nga Scorseby Street, Bradford dhe Mentor Selmani, 27 vjeç, pa vendbanim.