Joel Dudushi, vajza e moderatorit Alban Dudushi nga martesa e tij e parë, tashmë është gati të nisë rrugëtimin e saj mediatik. Duket se pa bërë shumë “zhurmë”, Joel ka arritur të rrëmbejë rolin e saj të parë. Bëhet fjalë për një serial të ri, të titulluar “Katrori i Pushtetit”.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/05/jo.png?resize=460%2C692&ssl=1)
Në kastën e këtij seriali ka emra të njohur si Gentian Zenelaj, Eni Shehu, Eva Murati, Ema Andrea etj. E mesa duket, aktorja më e re në tregun e kinematografisë shqiptare, është pikërisht Joel. Teksa seriali është ende duke vijuar me xhirimet, publiku pret me padurim të shohë për herë të parë vajzën e Dudushit në ekran.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/05/640-0-5deba3324cfa1.jpg?resize=618%2C457&ssl=1)