Në finale prisni një perlë nga Fifi, e ka ndarë mendjen të na emocionojë

Këngët e reja nga ish-banorët e “Big Brother VIP Albania” nuk paskan të mbaruar. Së fundmi, këngëtarja Filloreta Raçi, ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Fifi, ka lajmëruar një projekt të ri.

Në llogarinë e saj të Instagramit, ajo ka njoftuar se do të sjellë një këngë të re me datë 18, në bashkëpunim me DJ Dagz-in dhe DJ PM-in.

Data 18 është e premte, dita ku do të mbahet gjithashtu edhe finalja e “Big Brother VIP Albania”. A është kjo një koincidencë që këngëtarja ka vendosur ta publikojë këngën në të njëjtën ditë? Apo ndoshta është një dedikim për Adisin?

Këtë gjë kemi për ta kuptuar më mirë ditën kur Fifi të nxjerrë këngën e saj. Ajo gjithashtu është shprehur në postin e saj të Instagram-it se mezi po e pret të ndajë këtë këngë me të gjithë.

Fifi ka qenë një nga lojtaret më të forta në Big Brother VIP këtë edicion. Nëse nuk do të shfaqte disa luhatje humori dhe të largohej, sot do ishte finaliste.

Këngëtarja e njohur nga Kosova kompozoi dy këngë gjatë qëndrimit në Big Brother, gjë që tregon sa shpirtin e madh artistik që ka.