Kryeministri Edi Rama njofton ndryshimet e reja të bërë në qeveri.
Me anë të një postimi në twiter bën me dije se zv. Kryeministre do të jetë Belinda Balluku, teksa falenderon Arben Ahmetajn për punën e bërë.
“Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin.
Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre” shkruan Rama.