Një 28-vjeçare e prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë. Mësohet se prej 3 ditësh 28-vjeçarja Emanuela Dalipi ishte shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ishte konfirmuar me koronavirus rreth një javë më parë. Ajo ka qëndruar për disa ditë në banesë, dhe është munduar të shmangë kurimin, për shkak të frikës se mund të dëmtonte fëmijën.
Por gjendja e saj erdhi duke u përkeqësuar dhe ajo u dërgua në reanimacion. Ajo ka ndërruar jetë në repartin e kirurgjisë, gjatë tentativës së mjekëve për t’i dhënë ndihmë, pasi kishte pësuar hemoragji të brendshme.