Rreth 10 të rinj kanë sulmuar punonjësit e një karburanti në Ksamil.
Gazetarja Kristina Fidhi raporton se pas një konflikti banal, autorët kanë sulmuar me leva dhe shkopinj.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe deri më tani ka shoqëruar Pëllumb Bakaj, vëllanë e madh të dy vëllezërve që nisin sulmin. Sipas informacioneve paraprake, palët nuk kanë pasur konflikte të mëparshme.
Ndërsa dy makinat e sulmuesve janë gjetur të braktisura në hyrje të Ksamilit. Policia gjeti në banesë pasaportën e Aurel Bakaj me precedentë të mëparshëm penalë i kthyer tri ditë më parë nga Gjermania.
Dëshmitarë në vendngjarje shprehur të tronditur nga incidenti që la të lënduar dy persona.
Dy turiste nga Zvicra, që ishin ndalur për t’u furnizuar me karburant dhe për të larë makinën tregojnë se agresorët qëlluan duke vënë në rrezik dhe ata vetë. “Ata qëllonin me shkopinj metalik dhe nuk i interesonte fare për kalimtarët, ne kaluam aty pranë”, thotë njëra prej tyre.
“Ne ishim këtu, pranë makinës. Ishin 11 njerëz ose më shumë që po sulmonin një burrë. Njerëzit telefonuan policinë. Ishte situatë e frikshme, ne kurrë nuk mendonim se në këtë vend turistik, në këtë qytet të vogël… ne erdhëm këtu për pushime dhe pamë këtë situatë. Ata djemtë vazhdonin të qëllonin dhe nuk ndalonin, dukej se nuk u interesonte shumë që këtu ishte plot me njerëz. Ne ecëm aty pranë dhe ata nuk u ndalën asnjëherë”.
Top Channel