Mauro Icardi dhe Wanda Nara nuk po kalojnë një moment aspak të mirë. Shkak për këtë është bërë trádhtia e pretenduar e sulmuesit me aktoren e njohur argjentinase Eugenia Suarez. Pak më parë, Wanda ka reaguar sërish në rrjete sociale, duke publikuar një foto pa unazë dhe duke u shprehur se ndihe më mirë pa të.
Megjithatë, miq të dyshes, kanë thënë për mediat se kriza është momentale dhe marrëdhënia e tyre nuk mund të përfundojë me ndarje.
Madje ata kanë publikuar dhe një pjesë të mesazheve që sulmuesi ka shkëmbyer me aktoren. “Do të doja të të takoja në një bar, në një pjesë të botës ku askush nuk të njeh”, mësohet t’i ketë shkruar Suarez 28-vjeçarit.
Saktësohet më tej, se dyshja nuk janë takuar asnjëherë me njëri-tjetrin dhe “trádhtia” ka ndodhur vetëm përmes mesazheve. Kështu, për këto arsye miqtë mendojnë se kriza e çiftit nuk do të jetë përfundimtare dhe pajtimi mund të jetë afër.