Një 32-vjeçar u arrestua pasi kishte përfituar 155 mln lekë nëpërmjet mashtrimeve me llogaritë bankare gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë. Në kuadër të operacionit të koduar ‘”Platforma”, pas një hetimi 6 mujor u bë e mundur ndalimi i Denis Trungut nga Durrësi. 32-vjeçari, duke përfituar dhe nga situata e pandemisë COVID-19 për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së lùftës”, kishte hapur një llogari në një bankë të nivelit të dytë.
Kjo llogari ishte hapur në mënyrë që ai të shfrytëzonte një hapësirë që gjendej në shërbimin bankar dixhital. Pas kësaj, Trungu ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë brenda në Shqipëri.
Pas transferimit të shumave të ndryshme ai kryente tërheqje nga bankat ku ishin transferuar këto fonde, nëpërmjet kartave bankare ose duke u paraqitur vetë në bankë. Gjithashtu, ai ka tentuar t’i tërheqë këto fonde dhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Trungu është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.
Policia bën me dije se ai është ďënuar me gjobë për kryerjen e veprës penale “Vetëgjyqësia”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës; – 3 muaj Ƅurg për kryerjen e veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës; – 9 muaj Ƅurg për kryerjen e veprës penale “Máshtrimi” nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat (aktualisht në proces në Gjykatën e Apelit Vlorë);