Një lajm i trishtë vjen për adhuruesit e telenovelave meksikane. Është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare një nga aktorët më të dashur për shqiptarët. Bëhet fjalë për Enrique Rocha, i cili është shfaqur në shumë telenovela, si: “Zemër e egër”, “Dy Gra një rrugë”, “E drejta per te dashur” e shumë role të tjera.
Mirëpo, më i njohur ai u bë për publikun shqiptar me rolin tek “Rebelët” si babai i Diegos. Rocha ka qenë i preferuar nga të gjitha moshat, duke i bërë të gjithë për vete.
Ndërkohë, arsyet e vdekjes së aktorit nuk janë bërë publike.