Dua Lipa “mund të zëvendësojë” klasikët e muzikës botërore si Mozarti dhe Bethoveni. Një grup akademikësh në Universitetin e Oksfordit në Britani kanë propozuar që rrymat e reja të zëvendësojnë ato klasike në kurrikulat e degëve të arteve muzikore.
Sipas “The Telegraph”, është propozuar që të studiohet edhe ndikimi i rrymës së këngëtares shqiptare, Dua Lipa, që ka thyer çdo rekord në “livestream”.

Profesorët thanë se repertori klasik që mësohet në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia evropiane nga periudha e skllαvërisë” dhe ka ardhur koha për ndryshim.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është përzgjedhur nga revista prestigjoze “Time” si një nga personat më me influencë të vitit 2021.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.