Qindra hektarë me të mbjella janë dëmtuar në të gjithë qarkun e Elbasanit. Shkak për këtë është bërë karkaleci i cili është shpërnarë masivisht. Ekspertët flasin për dëme të mëdha, ndësa bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente
Rreth 60 milionë lekë është fatura që është perllogaritur nga specialistët e drejtorisë së bujqësisë per eleminimin e karkalecit që ka pushtuar më shumë se 1000 ha tokë bujqësore në zonën e Dumresë
Që nga konstatimi vatrave të para e deri më tani për shkak të mungesës së ndërhyrjes dëmet në të mbjellat e fermerëve kanë qenë të konsiderueshme.
Specialistët e bujqësisë pas verifikimit në terren kanë dal në përfundimin se situata është e rrezikshme.
“Në fakt nuk përputhet dëmi i vërtetë me infeksionet. Kjo për arsye se infeksioni në momentet e para nuk duket shumë i rëndë pasi karkaleci nuk dëmton. Në fazat e para ata rrijnë grumbull dhe nuk dëmtojnë. Karkaleci dëmton tani, në fazën kur ka kaluar në insekt të rritur dhe është hapur masivisht,” thotë Shefqet Bahja, Specialisti i mbrotjes së bimëve në Drejtorinë e Bujqësisë.
Por, situata pritet të bëhet më agresive vitin e ardhshëm nëse nuk do të ketë ndërhyrje.
“Për momentin është në fazën e fundit, në kërkim të lënies së vezëve për vitin tjetër dhe të largimit. Kjo tregon që do të lejë një rezervë biologjike dhe për vitin tjetër dhe që kërkon masa më të mira të trajtimit,” thotë ai.
Edhe pse karkaleci ka hyrë në fazën e fundit insekti shkaktoi dëme të konsiderueshmë sidomos në bimët medicinale si lulja e Çjanit.
Gjithashtu fermerët e Dumresë u ankuan për dëme në rigon, fasule dhe bimë të tjera.