150 raste në ditë nga virozat dhe pickimet e insekteve, fluks në urgjencën e Elbasanit,

Dyjavëshi i parë i muajit gusht ka shtuar së tepërmi vizitat dhe kërkesat për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit.

Përveç virozave të stinës, një numër i shtuar pacientësh kanë kërkuar ndihmën mjekësore edhe nga pickimet si dhe alergjitë që shkaktohen nga insektet e ndryshme, duke regjistruar edhe rastet më të vështira për trajtim.

Shefi i urgjencës së spitalit rajonal të Elbasanit apelon që për shkak të fluksit të lartë dhe në rritje, në rastet kur simptomat nuk janë shumë të rënda me virozat e stinës, qytetarët mund t’i drejtohen edhe mjekut të familjes, në mënyrë që të mos dynden të gjithë në urgjencë, kur një pjesë mund të trajtohen edhe në mënyrë ambulatore.