Zv ministri i Infrastrukturës Etjen Xhafaj në një lidhje për Report TV ka dhënë informacione të metejshme mbi situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të situatës së krijuar prej reshejve të shumta të dëborës. Ai thotë se janë marrë masat e nevojshme dhe situata deri më tani është stabël.
Por në 24 orët në vijim ai paralajmëron se moti do të përkeqësohet, temperaturat do të ulen dhe reshjet e borës do të fillojnë përsëri. Nga ora 18:00 e tutje pritet, Xhafaj tha se pritet një ulje drastike e temperaturave, ndësa këshilloi qytetarët që të shmangin lëvizjet.
“Që nga dita e djeshme me përkeqësimin e kushteve janë marrë një sërë masash. Është rritur numri i mjeteve që merren me pastrimin e borës kemi qenë në mbikqyrje të këtyre kontraktorëve. Deri tani sa i përket të gjithë rajonit jugor situata është stabël. Zgjedhim këtë moment për të bërë dhe njëherë thirrje për qytetarët me uljen e temperaturave dhe me rinisjen e reshjeve. Ka një domosdoshmëri që qytetarët të ndjekin rregullat e qarkullimit sidomos në ato akdse ku ka probleme. Të kufizohen lëvizjet jo të domosdoshme duke qenë se kemi një situatë kritike.
Situata pritet të përkeqësohet me uljen e tmeperaturave në disa zona. Kufizoni lëvizjet jo të domosdoshme duke qenë se kemi një situatë kritike. Nga ora 18:00 e tutje pritet një ulje drastike e temperaturave dhe në zona fushore, si bashkia Elbasan ku jam tani do kete problematika. Do ketë ngrica”, tha ai.
Ai shtoi se disa zona të thella në vend vijojnë të jenë të bllokuara, por shtoi se janë ngritur shtabe të emergjencës në të gjitha bashkitë. “Ka një sërë zonash të thella ku ka pasur problematika për lëvizjen. Në aksin Lezhë Milot ka pasur problematika. Ka një sërë zonash me problematika. Duhet të përmendim aksin Lezhë Milot. Nga mbrëmja e kaluar është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda. Ka zona të bllokuara edhe në Elbasan janë zona të thella.
Emergjencat e zonave civile po mundohen të hapin rrugën për të kaluar. Moti pritet të jetë i keq dhe në 24 orët në vijim. Qytetarëve u bëj thirrje të mos lëvizin dhe të rrinë brenda. Jemi duke vlerësuar situatën. Ka një problematikë që ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut por edhe të borës. Janë ngritur shtabe të emergjencës në të gjitha bashkitë”, tha ai.
Si pasojë e reshejve të dëborës, problematikat më të theksuara janë në Lezhë, sidomos në aksin Lezhe-Milot duke bërë që me qindra qytetarët të kalojnë natën në makinat e tyre, pasi kanë mbetur të bllokuar prej ditës së djeshme për shkaka të stuhisë së dëborës që mbuloi zonën. Edhe në Dibër e zonat e malësisë së Krujës ka bllokim të rrugëve, prezencë të madhe të ngricave, ndërsa akset nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në Qarkun Korçës të bllokuar nga dëbora janë fshatrat Panarit, Velcan Trebinje, fshatrat në Gore e Moglicë dhe rrugët në fushën e Maliqit nga bora që shkon nga 30 cm deri ne 70 cm.