Gazetarja dhe moderatorja e njohur Mirela Milori ka reaguar pas thashetheme te fundit se ajo është larguar nga ekrani I televizionit ABC News. Milori përmes një postimi në rrjetet sociale facebook e konfirmon vet largimin nga ky televizion, ndërsa i quan të çmuara dhe me vlere vitet e punës në këtë ekran.
“Miq! Në vazhdim të interesimit tuaj, po ju konfirmoj që jam larguar nga ABC News. Vitet e punës në këtë ekran, do të mbeten të çmuara dhe me shumë vlerë në karrierën time! Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në këtë televizion, ftesa për kafe mbetet e hapur! Miqësisht M”, – shkruan Milori.
Burime konfirmojnë se në vendin e saj do të vijë gazetarja Jonida Shehu.
Ndërkohë që Milori vijon që të jetë drejtuese dhe autore e programit “Historia Ime”, i cili shfaqet në një tjetër ekran televiziv në vend. Po dje ishte gazetarja Juli Xhokaxhi ajo që njoftoi mbylljen e emisionit të saj që transmetohej në Abc News “Byro Politike”, ku në një postim në rrjetet sociale thoshte se arsyet e këtij vendimi nuk ia kishte komunikuar askush nga drejtuesit.