Moderatorja bukuroshe Xhesi Muçaj ka folur mbrëmjen e djeshme për marrëdhënien e saj me Gregun, djalin e kryeministrit Rama. E ftuar në emisionin “Mos u fol shoferit”, Xhesi ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në aludimet e mediave për një lidhje mes saj dhe Gregut, por ata janë vetëm shok shumë të mirë.
Rudina Dembacaj: Është e vërtetë marrëdhënia jote me Gregor Ramën? Xhesi Muçaj: Jo, jemi miq shumë të mirë. Rudina Dembacaj: Çfarë foto ke postuar për Shën Valentinin? Xhesi Muçaj: Selfie, një selfie ishte e shkreta, as që nuk e dija se ishte Shën Valentini. Pas punë kam dalë me shoqet e mia për darkë pastaj u mblodhëm një grup shoqëror dhe dolëm për një gotë alkool. Hodha një selfie pa e menduar që sapo ka kaluar Shën Valentini.
Rudina Dembacaj: Të ka qejf ai dhe ti nuk ja var si është puna? Xhesi Muçaj: Po pse mos ja varësh, Greku është gjith ai çun i mirë, por ne kemi thjesht një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore. Rudina Dembacaj: Domethënë nuk të ka qejf? U bë Gregu mos të të ketë qejf ty? Xhesi Muçaj: Është djalë shumë shembullor, është fat ta njohësh atë.