Jo çdo maskë të mbron nga koronavirusi. Mjeku Ilir Alimehmeti, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, e cila shpjegon për çdo lloj maske, se sa përqind të mbron nga virusi. Njëkohësisht Alimehmeti bën thirrje që njerëzit të ruajnë distancën, pasi është kyçe, edhe pse mund të kesh vendosur maskë.
Theksin mjeku e vë tek maskat e bëra vetë, të cilat sipas figurës, nuk të mbrojnë fare nga virusi. “Mos u ndjeni te mbrojtur apo supermene vetem se keni maske, sidomos maska te tipit “beje mire, beje vete”!.
“Që ta kemi të qartë! Jo çdo maskë mbron! Maska nuk është dordolec! Përdorni maskën e duhur në momentin e duhur, ose lereni fare atë muhabet! P.s: eficienca ndaj viruseve është linja e parë.”- shkruan mjeku, duke shprëndarë edhe një foto shpjeguese me maskat.