Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se shkolla do të hapet vetëm për maturantët 3 javë ku do të zhvillohen temat që nuk mund të bëhen gjatë mësimit online. Shahini tha se ky vit shkollor do të mbyllet më 29 maj me mësim online nga klasa e 1 deri në të 11 dhe dy javët e para të qershorit do u shërbejnë mësuesve për kalkulimet e notave dhe vlerësimeve të nxënësve.
“Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit. Provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë.
Elementi i tretë është që provim i maturës për maturantë kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18 maj deri në 5 qershor, ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online. Nga klasa e 1 deri tek e 11 do të zhvillojnë mësimin deri në 29 maj online dhe për to do të mbyllet 2 javë më herët. Dy javët e qershorit do i shërbejnë mësuesve për të mbyllur dhe kalkuluar vlerësimet e nxënësve”, tha Shahini.