Ministria e Brendshme ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat që qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike, t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar
Ky vendim është marrë nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike “Aleat”.
Ndërsa, për aplikimet në 6 njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje, ID kartat do të jenë gati deri ditën e shtunë, dhe mund të tërhiqen pranë zyrave të “Aleat”.
Pra, aplikuesit e ID kartave në 6 bashki, përkatësisht Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë, mund t’i tërheqin ato edhe ditën e shtunë, pasi zyrat do të jenë të hapura.
Kjo vjen në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, për t’u siguruar që të gjithë qytetarët që tashmë kanë aplikuar, të kenë një mjet të vlefshëm identifikimi me të cilin të ushtrojnë të drejtën e votës.
Top Channel