Monday , June 2 2025

Migjenianët/ Fondacioni Firdeus dhe “Tak Fak” i shlyejnë borxhet jetimit Andrea Ranxha në Elbasan

Pas historisë së jetimit Andrea Ranxha, fondacioni Firdeus dhe emisioni “Tak Fak” kanë kontribuar në shlyerjen e detyrimeve financiare të djalit nga Elbasani.

Gazetarja e “Tak Fak” u takua me pronarët e dy dyqaneve ku Andrea blinte ushqimet me listë dhe pagoi të gjithë borxhet e tij, një shumë prej 17 mijë lekë të reja.

Nga ana e tij, Andrea falënderoi “Firdeus” dhe emisionin “Tak Fak” për ndihmën e madhe dhe lehtësimin e barrës financiare, e cila e kishte detyruar të mos dilte nga shtëpia prej turpit.

Me fjalët e Mark Twain “Mirësia është gjuha të cilën të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin”, gazetarja e “Tak Fak”, ka bërë apel për më shumë humanizëm dhe kontribut për këtë shtresë të shoqërisë e cila e gjendur në kushte të tilla pa ndihmë e përkrahje, ka nevojë pë rmë shumë vëmendje dhe solidaritet shoqëror.

(BalkanWeb)