Një makinë është përfshirë nga flakët brenda tunelit të Krrabës, në aksin Tiranë-Elbasan, duke ndërprerë qarkullimin e mjeteve për disa minuta. Sipas raportimeve, mjeti tip Benz me drejtues A.S. ka marrë zjarr në ecje e sipër dhe për pasojë është djegur plotësisht. Fatmirësisht drejtuesi i tij ka dalë në kohë pa pësuar dëmtime.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.