“Më tallte prej kohësh”, ky është efektivi i Policisë që qëlloi për vdekje kolegun (Foto)

Ludian Zaimi, qëlloi mbrëmjen e të hënës me 6 plumba mbi kolegun e tij Çaush Saliasi, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Gazetari Igli Çelmeta, i cili shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes raportoi për BalkanWeb se Zaimi, fill pasi plagosi kolegun, qëndroi në komisariat, ndërsa tashmë është ndaluar nga efektivët e policisë.

Burime nga grupi hetimor bëjne me dije se pas krimit efektivi 25-vjeçar ka thënë se e qëlloi kolegun e tij pasi ky i fundit e tallte prej kohësh.