Me shumë gjasa, pasi të lexosh këtë artikull, do të kesh tjetër mendim për lumturinë

Sipas “Anketës Botërore të Lumturisë 2024”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më një nga 20 vendet më të lumtura në botë. Ky është një lajm mjaft i zymtë, por jo domosdoshmërisht befasues.

Por, sipas ekspertëve ka diçka që keqkuptohet në lidhje me lumturinë: fakti që lumturia shihet si qëllim përfundimtar. Në realitet, ne mund të kultivojmë lumturinë çdo ditë përpara se të përmbushen qëllimet tona. Por, pse e shohim lumturinë si qëllimin përfundimtar?

“Shoqëria jonë e ka kthyer arritjen e lumturisë në një mënyrë për të matur suksesin,” thotë terapistja Aurisha Smolarski.

Njerëzit gjatë përditshmërisë rendin pas punëve, angazhimeve, familjes dhe fëmijëve dhe e “faturojnë” lumturinë vetëm gjatë fundjavës kur mund të ndihen më të lirë dhe me më shumë kohë për veten.

Përfytyrimi i lumturisë së vërtetë si diçka që po vjen, në vend të diçkaje të matshme në fakt është ajo që u jep shpresë njerëzve. Në shumë mënyra, është më e lehtë të jetosh në të ardhmen, sepse nëse nuk je i/e lumtur në momentin aktual. Pra, gjithçka që duhet të bësh është të mendosh se si do të jetë më mirë jeta jote kur të humbësh peshë, të fitosh më shumë para, të kesh një partner/e, të kesh një shtëpi etj.,

Pse është e padobishme ta mendosh për lumturinë si një qëllim

Si fillim, ky lloj të menduari na bën më të prirur të ndihemi të pakënaqur (dhe kur lumturia është aty!). Terapistët thonë se shumë njerëz mendojnë se do të jenë të lumtur pasi të kenë realizuar përgjegjësitë e tyre në jetë, në një kohë kur kjo qasje “grabit” gëzimet e momentit dhe çon në një bollëk emocionesh negative.

 “Ne përfundojmë duke qenë më të shqetësuar, më të dëshpëruar dhe më pak të kënaqur në jetën tonë,” thotë terapistja Hayli Evans.

“Shtyrja kronike e kënaqësisë rrit impulsin tonë për të mpirë veten kur ndihemi të mbingarkuar ose shumë të stresuar për të funksionuar.”

Kjo lloj mendësie mund të na pengojë të kemi marrëdhënie të plota dhe të pranueshme në çdo aspekt të jetës. Pra, ky mentalitet ju pengon të jetoni jetën në çdo dimension të sajin. Nëse doni ta përjetoni më shumë lumturinë, atëherë duhet të jetoni të tashmen dhe sa më pak në të ardhmen.

Të dish që lumturia nuk është qëllim dhe të jesh mirënjohës/e për momentet më të vogla, kjo rrit ndjenjat e kënaqësisë dhe gëzimit në mënyrë krejt natyrale.