Gerta Heta, zëri i parë i “Top Albania Radio”, ka treguar gjithnjë se ka një marrëdhënie të veçantë me Top Channel dhe Top Media. Pak javë më parë ajo bëri me dije për ndjekësit rikthimin në këtë televizion, gjë që po pritet me shumë kureshtje dhe kënaqësi. Tashmë ka edhe një datë zyrtare për rikthimin e Gertës dhe është pikërisht data 2 tetor.
Ditën e shtunë ajo rikthehet në ekran në orën 17:00 duke u bërë kështu prezantuesja e re e “Hipokrati”. Në rrjetet sociale është publikuar klipi prezantues i këtij sezoni të emisionit. “Duke filluar nga data 2 tetor ora 17:00 rifillon Hipokrati me Gerta Hetën!”– shkruhet në njoftimin zyrtar të Top Channel.
Kujtojmë se Gerta njihet më shumë si prezantuese e radiove. Ajo ka punuar një kohë të gjatë në radio. E ftuar në intervista, Gerta gjithashtu ka rrëfyer momente intime nga jeta private. Ajo ka humbur një vajzë dhe ka pohuar se gjeti forcë për të ecur përpara për dy vajzat e saj.
“Gjatë kohës që isha shtatzënë me binjaket isha tip që lexoja, kisha lexuar shumë…. Në atë periudhë, unë ndërpreva leximet dhe prisja mrekullinë. Nuk kisha asgjë çfarë të bëja në ato momente dhe gjithçka e lashtë në dorë të Zotit për dy muajt që qëndrova në spital. E vetmja gjë që bëja me shumë dashuri ishte mbajtja e kangurit, ato ushtrimet duke mbajtur bebet që i bënim dy herë në ditë. Jetoja vetëm me momentet e kangurit… duke shpresuar. Dhe, falë Zotit, Matea sot është mirë.”, tha Gerta.