Më 14 janar, filmi ‘I am Zlatan’, që rrëfen jetën e futbollistit suedez, Zlatan Ibrahimovic do të fillojë të shfaqet nëpër kinematë në Suedi, përcjell KultPlus.
Në rolety kryesore në filmin biografik të futbollistit që la gjurmë në historinë e futbollit botëror, luajnë dy shqiptarët Dominic Andersson Bajraktari dhe Granit Rushiti.
Granit Rushiti, një sulmues suedez 20-vjeçar, me origjinë shqiptare, nga Kosova, do të jetë aktori që do të interpretojë Ibrahimovic në versionin e periudhës midis moshës 17 dhe 23 vjeç.
Nga mosha 11 deri 13 vjeç do ta interpretojë Dominic Bajraktari Andersson, edhe ky me rrënjë shqiptare.
Filmi “Unë jam Zlatan”, drejtuar nga Jens Sjogren, një regjisor suedez 44-vjeçar, dhe shkruar nga Jakob Beckman e David Lagercrantz, do të jetë i pari në jetën e Ibrahimoviç, pas dokumentarit të vitit 2015./ KultPlus.com