Në Gjykatën e Elbasanit po mbahet seanca për Arbër Paplekajn i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ngjarje e ndodhur në prill të 2021 pak ditë para zgjedhjeve elektorale.
Edhe sot në gjykatë po merrën në pyetje disa nga dëshmitarët, gjithsej për t’u marrë në pyetje janë 59.
Pritet që në seancë Paplekaj të përballet me dëshmitarët dhe të kenë edhe mundësinë e replikimit.
Kujtojmë që në ngjarjen e ndodhur para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani.
Arbër Paplekaj akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.