Kryeministri Rama ka lajmëruar në Facebook se e sotmja do të jetë dita e fundit me fashën orare të lejimit të njerëzve për të bërë pazar deri në orën 13:00. Kreu i qeverisë shkruan se pas mbylljes së zakonshme të fundjavës nga e shtuna në orën 13:00, të hënën do të aplikohet fasha e re deri në 17:30 dhe leje daljet për të blerë ushqime do të jenë 90 minuta.
Edi Rama iu bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve për durim për të dalë me kokën lart nga kjo luftë. Gjithashtu ka bërë me dije se do të zgjerojë fashën e orarit të lëvizjes së këmbësorëve dhe makinave private, por do të ashpërsojë masat deri në burgim në rast të mos respektimit të rregullave.
Do autorizojmë hapjen e dyqaneve, ku do kërkohet me detyrim pajisja e maskave dhe doreza dhe rregulla strike, shkelja e të cilave do të ndëshkohen me mbyllje, konfiskim malli deri ne heqje lirie. Ka ndodhur gjithë këto javë që Polica e Shtetit të kap dhe të ndëshkojë me gjobë dhe mbyllje kafe, ku u ofrohet kafe dhe raki trimave”, tha Rama.