Datën e konfirmoi kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj duke argumentuar që këto masa nuk janë agresive ndaj është më mirë të rrimë me to. Sipas Bratajt Masat kufizuese anti-covid në fuqi do të mbeten të tilla deri më datë 1 shkurt. “Modeli që ne kemi krijuar është miks mes modeleve të të gjithë vendeve të tjera. Unë mendoj se deri më 1 shkurt patjetër do të kemi këto masa.
Do të shohim se çfarë ndodh me indikatorët e sëmundjes. Dhe nuk mund të shprehemi për një periudhë të gjatë. Por me këto masa nuk mendoj se janë agresive që të pengojnë aktivitetet e tjera. Ndaj më mirë të rrimë në këto masa. Ne jemi duke monitoruar. Më parë ka qenë gati në ezaurim e gjithë rezerva e shtretërve.
Kontrolli çoi në menaxhim dhe përballim normal të situatës. Kështu që ky kontroll është ende në monitorim dhe menaxhimi është në këtë moment në situatë dinamike.” Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve në mbledhjen e sotme, masat do të vazhdojnë të jenë të njëjta deri në një njoftim të dytë.