Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë kanë njoftuar pasditen e kësaj të hëne masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Duke filluar nga dita e mërkurë, do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 – 06:00. Gjithashtu edhe për lokalet dhe restorantet do të hyjë në fuqi ky kufizim përgjatë kësaj fashë oraresh.
“Kemi analizuar të gjitha masat dhe impaktin që kanë sjellë. Gjatë kësaj periudhe është vënë re një rritje të transmetueshmërisë. Për pasojë është rritur incidenca. Në kushtet kur nuk ka asnjë vaksinë, mënyra më e mirë është karantinimi. Shkaqet e rritjes komiteti propozon të merren disa masa për parandalimin e hapjes. Duhet t’i ndëmarrin këto masa. Masat që kemi propozuar janë si vijojnë. Nga ora 22:00-06:00 në të gjithë do të ndalohet lëvizja e qytetarëve përveçse për arsye në punë. Ndërkohë dhe baret e restorantet do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 22:00 deri në 06:00. Këto masa do të hynë në fuqi të mërkurën dhe do zgjasin 3 javë. Secili prej nesh e kanë në dorë për parandalimin e pandemisë” – tha Mira Rakacolli.