Prej spektalit të së mërkurës së Big Brother Vip, ku Donaldi dhe Beatrix shprehën pëlqim ndaj njëri-tjetrit ku Semi nuk u lejua të jepte asnjë koment mbi këtë situatë, ndjekësit kanë shpërthyer nëkomente ndaj Moderatores Arbana Osmani. Në çdo foto që ajo publikon, nuk mungojnë komentet negative ndaj saj duke i thënë edhe se nuk është treguar profesionale.
Janë mbi 200 komente negative në foton e publikuar së fundmi, ndaj Arbana vendosi që më pas të bllokonte komentet.
Kujtojmë se disa kohë më parë Moderatorja Bora Zemani u fut në shtëpinë e Bog Brother për të takuar Semi Jaupajn pas problemeve të kësaj të fundit me ankthin dhe produksioni ‘ndërhyri’ për të bërë të mundur dhe takimin me Donaldin.
Donaldi dhe Bora u takuan dhe shkëmbyen dhe puthje, ndonëse kishin 6 muaj që lidhja e tyre ishte në momente ‘kritike’ dhe reflektimi.
Duket se ai moment u memorizua fort në mendjen e ‘fansave’ të çiftit dhe Big Brother-it dhe ata lidhjen Donald-Beatrix nuk e pranojnë dhe as dasmën e ‘stisur’ nga Big Brother.