Love Story fillon së shpejti dhe zbulohen detajet e para. A do jetë Alketa prezantuesja

Ilda Lumani, e ftuar te Pasdite në TV Klan zbuloi detaje nga sezoni i dytë i “Love Story”. Kësaj here do jenë një djalë dhe një vajzë protagonist. Kjo ka tërhequr vëmendje, sepse të jetë një vajzë, e cila zgjedh partnerin në ekran është një lloj sfide. Janë 10 vajza, të cilat do vijnë për të bërë për vete 1 djalë dhe 10 djem, të cilët do të bëjnë për vete 1 vajzë.

Këtë vit gjithashtu do jemi çdo ditë në TVKlan me një program të dedikuar, ku do kenë mundësi që të njihen edhe më shumë kandidatët, do drejtohet nga Enis Shehu, ndërsa spekatkli do të jetë ditën e Hënë drejtuar nga Alketa Vejsiu, e sigurisht me regji Vera Grabockën. Ajo çka më pëlqen është fakti se të gjithë personazhet janë të shkolluar dhe të edukuar.

Jam e bindur se do jenë një model i mirë për shoqërinë”,- u shpreh Lumani. Kujtojmë se një ndër konkurrentët më të komentuar në programin “Për’puthen” ,Bruno Shemsho, dëshironte që të merrte pjesë në një spektakël tjetër televiziv të ngjashëm me “Për’puthen”, “Love Story” që moderohet nga Alketa Vjesiu.

Një ndër konkurrentët më të komentuar në programin “Për’puthen” është Bruno Shemsho. Mirëpo mesa duket para se të niste eksperiencën e tij në këtë format ai dëshironte që të merrte pjesë në një spektakël tjetër televiziv të ngjashëm me “Për’puthen”, “Love Story” që moderohet nga Alketa Vjesiu.