Loco shpërthen ndaj Shqipes, reagon ashpër dhe ndaj Arjanit: Nuk ndodhë kurrë…

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në “Instagram”. Ai nuk e ka patur problem që t’u kthejë përgjigje pyetjeve të shumta që fansat i dërguan me mesazhe. Pas debatit të madh që pati me Antonelën, Loco i ka kërkuar falje si në studio ashtu edhe në rrjetet sociale. Sipas tij, e gjithë kjo situatë po përdoret mediatikisht për vëmendje nga persona brenda dhe jashtë studios.

Gjatë këtij bashkëbisedimi me ndjekësit në “Instastory”, Elvisi ka tregtuar se vetëm për një gjë është “penduar” në rrugëtimin që pati në “Për’puthen”. Është pikërisht postimi që bëri me litarin.

 “Pendu, asnjë sekond. Ka qenë super eksperiencë e veçantë dhe m’ka msu shumë. Të jem i sinqertë, do ndryshoja vetëm atë story. E di që 90% jeni bindur dhe keni kuptuar esencën e story-t, gjithsesi dhe atë 10% e kam pas përherë kundra pavarësisht story-t, por më vjen disi keq që u desh të dilja në atë mënyrë jo paqësore, pikërisht unë, që jam gjithmonë pro argumentit dhe mirëkuptimit”, është përgjigjur Loco teksa e kanë pyetur nëse është penduar se është pjesë e atij programi.

Elvisi u pyet gjithashtu edhe në lidhje me ish-konkurrenten, Shqipe Hysenaj, e cila përmes postimeve në rrjetet sociale shkruante se do të ketë “b0mba” edhe për Locon.

“Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani. Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin”, u shpreh para disa kohësh Shqipja.

Pas përgjigjes së parë e cila ka qenë paksa e ashpër, kësaj radhe Loco ka vendosur që të përgjigjet më qetë kësaj radhe. “Për Shqipen s’kam mendim konkret, s’e kam njohur kurrë nga afër. Po me aq sa e njoha, me aq sa e kam parë nga ekrani bashkë me ju, mendoj se Shqipja ka patur një jetë të vështirë pa shumë mbështetje/afrimitet. Dhe është mësuar me këtë mënyrë jetese, prandaj nxjerr mllef kudo, me këdo. S’do ja merrja personale kurrë një njeriu të vuajtur. Do përpiqesha ta ndihmoja në fakt, nëse do kisha diçka në dorë”, ka shkruar ai.

Ndërsa një fans i tij ka kërkuar një përballje mes Locos dhe Arjan Konomit, pasi ky i fundit ka reaguar ashpër ndaj postimit të Elvisit.

“Nuk do ndodhë kurrë. Një mbret e mban gjatë fronin, për aq kohë sa nuk shkon kurrë në beteja”, u shpreh Loco.