Gjatë një takimi me të rinj dhe studente të Elbasanit, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, është njohur më nga afër me perspektivat e tyre për qytetin e Elbasanit. Duke kujtuar edhe një herë se Bashkia ka qenë gjithnjë e hapur për të rinjtë dhe studentët, kryebashkiaku Llatja i ka parashtruar edhe një sërë arritjesh që Bashkia e Elbasanit ka realizuar gjatë këtyre viteve duke i ngritur struktura të qëndrueshme përfaqësimi si në Këshillin Rinor ashtu dhe në Këshillin Bashkiak. “Kemi mbajtur të gjitha premtimet për Qendrën e re Rinore, bursat për ekselentët, praktikat profesionale për të sapo diplomuarit dhe këshillimin e karrierës për maturantët. Gjithashtu në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, u miratuan edhe 888 bursa për nxënësit e shkollave të arsimit bazë në territorin e Bashkisë së Elbasanit, ku 330 nga nxënësit fitues, janë aplikues për herë të parë”, tha Z. Llatja.
Për vitin shkollor 2022 – 2023 Ministria e Financave akordoi për Bashkinë Elbasan 270 bursa për nxënësit e rregjistruar në shkollat e mesme profesionale, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit, akordoi 200 bursa për nxënësit e rregjistruar në arsimin bazë, por që në pamundësi financiare nuk e ndjekin atë, si edhe për nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm dhe që plotësojnë kriteret.
Duke kërkuar bashkëpunim të ndërsjelltë me të rinjtë e qytetit, kryebashkiaku Llatja i pohoi se “projekte të mëdha na presin në të ardhmen, ndaj mbështetja juaj është domëthenëse për një qytet më të mirë, më me shumë zhvillim ekonomik, ndërsa e vuri theksin tek projektet dhe investimet aktuale që ka bashkia, ndër të cilat edhe realizimi i veprës unike në Elbasan ai i Auto Moto Park Albania, me një shtrirje me qindra mijë m2, e cila do të ketë një ndikim me përmasa rajonale, për Bashkinë e Elbasanit dhe mbarë vendin!